Fushatë online, Rama: Gjatë 8 viteve 6.4 milionë turistë të huaj kanë hyrë në vend

Kryeministri Edi Rama vijon me fushatën online, ku liston arritjet e qeverisë së tij gjatë dy mandateve. Përmes postimeve në Instastory, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa është rritur hyrja e shtetasve të huaj në Shqipëri gjatë viteve të fundit.
Në një story tjetër, kryeministri ka faktuar se hyrja e shtetasve të huaj është dyfishuar në 6.4 milionë turistë në 2019, nga 2.3 milionë në vitin 2013. “S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

Loading...