Kryeministri Edi Rama sulmoi presidentin Ilir Meta nga vendlindja e tij duke deklaruar se është atje ku është sot vetëm prej mbështetjes që ka pasur nga Skrapari. Rama deklaroi se Meta “pushkatoi” në mes të Vlorës Luan Ramën për llogari të Petrit Vasilit.
Ai ironizoi duke shtuar se po të kishte një gotë raki do ngrinte një dolli për Ilir Metën dhe familjen e tij pasi ka ngrënë bukë me ta dhe nuk do t’i shohë keq.
“Sëmundja që futi LSI në politikën shqiptare është prezent edhe te Partia Socialiste. PD është muhabet tjetër. Ata duan flamuj me dy gishta. Është një sëmundje që e ka prekur shumë politikën. Ka bërë që shumë njerëz që meritojnë të kenë shansin për të pasur pushtet nuk munden sepse duhet të kalojnë nga partia. Shumë të rinj që i kanë aftësitë janë tërhequr.
Nuk duan të futen në atë kanalin e tmerrshëm që hapi Ilir Meta. Kemi bërë punë të mira me LSI por unë e di si i kemi bërë. Në LSI unë kam parë shumë njerëz të vlefshëm. Plot njerëz me zemër dhe me shpirt. Jo njerëz të futur dhe të rekrutuar sepse besuan shumë. Arsyeja pse sot në Berat jemi kaq shumë këtu dhe shumë më tepër atje është një vend me më shumë njerëz afër vendit ku do bëjmë takimin. Po kryhet bashkimi i familjes sonë. U bëmi si shtëpi të çmendurish.
Ku iku ka ikur te komshiu, Nga kjo përfitonte gjithmonë Saliu. Saliu ka fituar vetëm njëherë në vitin 1992. Ka fituar në 2005? Sepse u nda kjo familje. Në 2009 fitoi se nga iku te shtëpia te mullixhiu prapë. Për sa kohë kjo familje rri e bashkuar, Shqipëria është në duar të sigurta dhe nuk ka forcë që e bashkon fuqinë e kësaj familje. Është ngushtuar rrethi i kandidatëve te krushqia, te barku i shtëpisë. Nuk i besojnë më askujt. E pushkatuan Luan Ramën në mes të Vlorës. Ferman, me ferman të Peço Vasilit. E quajti tradhtar. Është koha që më 25 prill
Do doja të flisja shumë gjatë po të kisha një gotë rakie këtu do e ngrija për shëndetin e Ilir Metës dhe familjen e tij se kam ngrënë bukë me ta nuk dua t’i shoh keq. Gotën e dytë do e pija për referendumin e Vlorës që t’i thonit Ilir Metën zbrit nga maja.
Jeni popull politikan. Unë jam gati të bashkëpunoj me Lulzim Bashën me kusht që të ndahet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, Por ajo që duhet të dëgjojnë të gjithë është se pas 25 Prillit dua të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Është e rëndësishme të bëjmë çmos që politika të mos i shqetësojë nënat dhe gjyshet e këtij vendi”, tha Rama.