Tentoi të vriste 33-vjeçarin në Fier, Kiri Mernica i akuzuar për vrasjen e një 23-vjeçari 2 vite më parë

Kiri Mernica, i akuzuar si një nga personat që plagosën dje në fshatin Sulaj të Fierit Pashk Palnikajn, rezulton se ishte në arrest shtëpie, masë që e ka thyer.
Mernica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj.

Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi. Ndërsa nuk bëhen ende me dija rrethanat se si ai u la në arrest shtëpie.

Loading...