Kryemadhi: Ju jap fjalën që nuk do i ndahem bajlozit të Rilindjes që është në grahmat e fundit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi u shpreh sot nga Vlora se mundësia që LSI të marrë më shumë se tre mandate në këtë qark është, “po ta ndajnë mendjen mirë vlonjatët që duan ndryshim”.

Ndërsa në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh e sigurt se në Sarandë LSI do të jetë forcë e parë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Në Sarandë LSI do jetë forcë e parë, është forcë e parë sepse Taqo ka kapacitetin e tij, forcën e tij por dhe një vajzë të re në krah Joana Ruci nga Ksamili e cila dhe ajo ka marrë përsipër një sfidë që ne të gjithë do e arrijmë.

Luani tha që do shkojmë tre deputetë në Vlorë, por po ta ndajnë vlonjatët mendjen mirë jo tre mandate por edhe forcë e parë shkojmë se Vlora ka vuajtur më shumë nga banda e Astirit dhe banda e Rilindjes”.

Kryemadhi iu drejtua në fjalën e saj kandidatit për deputet të PS në Vlorë, Damian Gjiknuri dhe nënkryetarit të Bashkisë së qytetit bregdetar Afrim Qendro ndërsa kryeministrin Rama e quajti “bajlozi i Rilindjes”.

“Ju jap fjalën që nuk do i ndahem bajlozit të Rilindjes që është në grahmat e fundit, që shkatërroi çdo vlerë socialiste, por as dyshes së balerinave të bandës së Astirit Afrim Qendros e Damian Gjiknurit.

Jua bëj të qartë që metodën e blerjes së votave që bënte Afrim Qendro kur ishte drejtor në ndërmarrjet e bashkisë së Tiranës nuk e implementon dot në Vlorë se djemtë e vajzat nuk shesin identitetin e tyre emrin, të ardhmen e fëmijëve të tyre për të mbuluar bandën e vjedhjet e Astirit”, tha Kryemadhi.

Loading...