Të shtëna me armë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë jarri në Mitrovicë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të së shtunës, ndërsa Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka dhënë detaje shtese për Gazetën Express.
“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Edhe i dyshuari është i lënduar dhe është arrestuar nga njësitë policore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Raportohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë. Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin”, ka thënë Zahiti.

Loading...