Dubai do të lejojë gratë që ushqejnë fëmijët me gji dhe ato që po planifikojnë shtatëzani që të vaksinohen me Pfizer kundër koronavirusit.
Njoftimi u dha nga autoritetet shëndetësore në Dubai. Ky vendim, sqarojnë mediat e huaja, është marrë në përputhje me kërkimet dhe rekomandimet më të fundit për vaksinën, raporton Vizion plus.
Kur u hodh në treg vaksina kundër COVID-19, shkencëtarët rekomanduan që gratë shtatzëna dhe ato me gjidhënie nuk duhet të marrin injeksion.
Loading...