Akil Gjakova është kampion i ri i Evropës në xhudo për peshën 73 kg, duke e siguruar medaljen e artë në kampionatin që u zhvillua në Lisbonë.
Gjakova mundi në finale xhudistin nga Izraeli, Tohar Butbul, i cili konsiderohej si pretendenti kryesor për këtë titull.
Për Akilin ky është suksesi më i madh në karrierën e tij deri tani. Ai ishte ndeshur dhe më herët me Butbul dhe kishte humbur./A2
Loading...