I dënuar me 16 vite burg në Itali, arrestohet në Fier 43-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 43-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Edmond Braka, është dënuar nga shteti italian me 16 vite burg për vrasje me dashje.

“Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali e ka dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia.

Loading...