Makina merr përpara nënën me fëmijë, transportohen me helikopter drejt Tiranës

Një nënë dhe fëmija i saj janë përplasur nga një automjet. Aksidenti i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Bulqizë.
Mësohet se gruaja dhe fëmija janë në gjendje të rëndë. Ata priten të transportohen me helikopter drejt kryeqytetit për të marrë trajtim mjekësor më të specializuar.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Loading...