Ulja e avionit nga Londra në Rinas, Rama: Aeroporti i Kukësit është lokal, ja kur bëhet ndërkombëtar

Sot në aeroportin e Kukësit u ul avioni i parë, por pyetja që ngritën shumë qytetarë ishte se përse nga Londra nuk ndaloi direkt në “Zayed, Flatrat e Veriut”, por fillimisht në Tiranë dhe më pas në pistën e re në verilindje të vendit? Pyetjes i dha përgjigje Edi Rama.

“Sot fluturuam nga Tirana në Kukës, pasi cdo aeroport nga momenti kur bëhet operacional fillon si aeroport lokal dhe ka një procedurë certifikimi për t’u bërë ndërkombëtar që zgjat 50-60 ditë dhe pasi bëhet certifikimi dhe gjatë këtyre javëve do të bëhen edhe marrëveshjet me kompanitë ajrore, që do u japin mundësi të gjithë kësaj zone të rajonit tonë.
Aeroportet janë fabrika buke” tha Rama. Pra linja direkte nga aeroporti i Kukësit për në vendet e tjera do të realizohet në momentin që do të merret certifikimi ndërkombëtar, deri atëherë është lokal.

Kryeministri Edi Rama e hapi aeroportin 7 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit për të cilat nga Kukësi shprehu bindjen se do t’i fitojë për të drejtuar vendin edhe një mandat të tretë.

Loading...