Hiqni kilet e tepërta, konsumoni dietën me kos

Hiqni kilet e tepërta me një dietë të shëndetshme dhe mjekët këshillojnë që kosi është produkti më i mirë.

Kosi është ushqim jashtëzakonisht i dobishëm. Përveçse normalizon aktivitetin e traktit gastrointestinal, përmirëson imunitetin, ndihmon në grumbullimin dhe eliminimi e toksineve nga organizmi dhe nxit metabolizmin. Kosi përmban të gjitha materiet e domosdoshme ushqyese: yndyrat, karbohidratet dhe proteinat, duke e bërë atë pjesë të ushqimeve të ashtuquajtura ‘komplete’.
Dieta e thjeshtë ditore:

Mëngjesi

▪ Përzierja e kosit dhe frutave të malit
▪ Një filxhan çaj të gjelbër (ose lëng të pastër portokalli)

Mund t’ju interesojnë

Dreka

▪ Çaj të nxehtë bimor
▪ Supë të ftohtë të përbërë nga kosi dhe kastravecët, të prerë në copëza të holla
▪ 100 g mish të zier
▪ Sallata nga kastraveci, domatet dhe sos bimor
▪ Një gotë limonade të ftohtë (pa sheqer)

Pasdite

▪ Domate me kos. Në kos shtoni pakëz mustardë, kripë dhe përzieni një kohë të shkurtë

Darka

▪ Një filxhan çaj të ngrohtë bimor
▪ Bizele me kos
▪ Një gotë limonade të ftohtë (pa sheqer)

Rekomandimet

● Kos- 500 gr në ditë
● Pemë- 300 gr në ditë (këtu nuk përfshihen rrushi, pjepri dhe shalqiri, për shkak të sasisë së madhe të sheqerit që përmbajnë)
● Mish- deri në 100 gr në ditë (mish pule pa lëkurë dhe mish peshku)
● Perime – deri në 600 gr

Nuk duhet harruar aktivitetin fizik. Çdo ditë ndani së paku gjysme ore për çfarëdolloj aktiviteti fizik. Nëse nuk jeni në gjendje që të merreni me ndonjë lloj sporti ose të shkoni në palestër, atëherë së paku ecni gjysmë ore.

Krahas kësaj kini në mendje dy rregulla bazë- ecja duhet të jetë më e shpejtë dhe nuk duhet anashkaluar asnjë ditë. /Telegrafi/

Loading...