Meta njofton konferencë të jashtëzakonshme

Presidenti i Republikës Ilir Meta, njofton konferencë të jashtëzakonshme në orën 12:45

Njoftimin e ka bërë publike nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.
Siç bëhet me dije, pritet që në konferencë të prezantohen pyetje për SPAK si edhe kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu vëzhgues të OSBE-ODIHR, trupi diplomatik në Tiranë si edhe qytetarë ftohen që të ndjekin konferencën e jashtëzakonshme për mediat.

Statusi:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta i fton të gjithë qytetarët e survejuar dhe trupin diplomatik në Tiranë, në veçanti Misionin Vëzhgues të OSBE-ODIHR, ta ndjekin LIVE në ora 12:45 në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku do të prezantojë pyetje shumë të qarta për SPAK, për Kryeministrin në largim dhe për aparatin e FUKS-SHTETIT.

Transmetim LIVE edhe në faqen zyrtare të Presidentit Meta në “Facebook”.

Loading...