Furnizoi makinën me naftë dhe u lagua pa paguar, pranga për të riun nga Roskoveci

Policia e Beratit ka vendosur në pranga 31-vjeçarin E. K., nga Roskoveci i Fierit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i riu, është paraqitur në një pikë karburanti në fshatin Pobrat, Ura Vajgurore, por pasi është furnizuar me naftë, është larguar pa paguar detyrimin financiar. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat dhe mbi të riun rëndon akuza penale “vjedhja”.
Njoftimi i policisë:

Berat

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Roskovec, Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi ka furnizuar mjetin me karburant në një pikë karburanti në fshatin Pobrat, Ura Vajgurore dhe është larguar pa paguar detyrimin financiar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”.

Loading...