‘Ti je budalla’, shqiptarët nxjerrin armët pas ofendimit, 4 të arrestuar, 2 të plagosur në spital

Katër shqiptarë janë arrestuar dhe dy të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë pas një sherri në Chieti të Italisë mbrëmjen e së dielës.

Të përfshirët në sherr janë të gjithë shqiptarë, ndërsa pas debateve verbale me sharje dhe ofendime situata agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit.
Mediat italiane shkruajnë se gjithçka nisi pas një sherri banal në një lokal, pasi njëri nga shqiptarët i tha bashkëkombasit të tij “ti je budalla”.

Dy grupet më pas e lanë që të sqaroheshin larg lokalit, ku pati edhe të shtëna më armë dhe të plagosur.

Disa nga të përfshirë në konflikt janë; Amarildo Ferko, Florenc Kurti dhe Behar Gjoka dhe Altin Pojana.

Loading...