Kryeministri, Edi Rama ka vendosur të braktisë intervistën që ishte duke zhvilluar me Ilir Babaramon në Report TV.
E gjithë intervista ka qenë e shoqëruar me tone të ashpra, ku kryeministri ka preferuar që shumë prej pyetjeve të mos i përgjigjet, ndërsa herë pas herë i drejtohej Babaramos me togfjalëshin “turp të kesh”.
Ajo që e irritoi së tepërmi Ramën ishte pyetja për ndërrimin e logos së Teatrit të Operas dhe Baletit, ku iu kujtua se logoja e re kishte kushtuar së paku 20 mijë euro. Rama i kërkoi ndjesë qytetarëve që ishte ftuar të fliste si piktor dhe jo si kryeministër.
E ndërsa Babaramo tentoi që ta pyeste nëse do të dorëhiqej se nga detyra e kryetarit të partisë nëse humbet zgjedhjet e 25 prillit, Rama vendos të heq mikrofonin dhe të largohet.
Rama i dha fjalën Babaramos, që nëse ky i fundit do dëshironte do kthehej në studion e tij dhe do shuante shumë kureshtje të qytetarëve.