Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me bllokimin me ndihma ushqimore të bllokuar nga Partia Demokratike në këtë qytet.
Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se nuk duhet të tolerohet asnjë veprim që është në kundërshtim me votën e lirë.
Ndër të tjera ai shkruan se nuk ka patronazhist, fuks dhe bandit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill.
“Bravo qytetarëve të Beratit!
Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni!
Nuk ka patronazhist, fuks dhe bandit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill!
“…Ngrehuni dhe bjeruni,
korini dhe shtypini,
katundar e punëtorë,
që nga Shkodra gjer në Vlorë!”
Me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!”, shkruan Meta.
Loading...