Plagosja e demokratit në Kavajë, Rama thirrje Bashës: Mos të politizohet ngjarja, autori të prangoset

Kryeministri Edi Rama reagon në rrjetet sociale për plagosjen e 27-vjeçarit,Bledar Okshtuni në zyrat elektorale të PD në Kavajë.

Në postimin e tij, Rama shkruan se autori duhet prangoset sa më shpejt dhe se duhet lënë politika jashtë kësaj ngjarje. Ai fton kreun e PD-së, Lulzim Basha t’i bashkohet pa nxitur tension.
“Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja!

\LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!”, shkruan Rama.

Loading...