“Psychology Today” ka publikuar një artikull, që lidhet me gjendjen emocionale të njeriut, gjatë diëve me shi. Artikulli tregon se dielli kur ikën, merr me vete edhe humorin e mirë dhe ndjenjat pozitive dhe frymëzuese tek njerëzit.
Shumë njerëz, gjatë këtij moti, mund të përjetojnë ankth, depresion, mund të ndihen të pamotivuar dhe termi klinik për këtë gjendje është “Çrregullimi Afektiv Sezonal”. Për këtë çregullim, një terapiste familjare, Debra K. Burton, dha një shpjegim më të qartë. “Është një gjendje që lidhet me nivelet më të ulëta të dritës, si dhe me ditët e tepërta me re”, tha ajo, duke shtuar se kjo gjendje njihet si depresion dimëror dhe zakonisht nis që në muajin tetor ose nëntor dhe mund të zgjasë deri në muajin prill.
Ad by Valueimpression
“Ajo që mendojmë se ndodh është se ajo ndikon në nivelin tonë të serotoninës, që është një neuro-transmetues që ndikon tek depresioni, si dhe melatonina, niveli i së cilës rritet gjatë natës kur jemi në gjumë”, tha më tej ajo. Sipas saj, nëse një person e ka përjetuar këtë gjendje gjatë dy viteve të fundit, atëherë ai duhet të shqetësohet dhe të bëjë një kontroll tek mjeku përkatës.