SPAK në terren më 25 prill, monitorim në të 12 qarqet për të shmangur krimet zgjedhore

Sektori i hetimit të krimeve zgjedhore në SPAK do të jetë në terren ditën e zgjedhjeve. Gjatë 25 prillit, në ditën e zgjedhjeve parlamentare do të jetë në gatishmëri në të12 qarqet e vendit nëse do të shfaqen probleme që klasifikohen si krime zgjedhore.
SPAK është përgjegjës për hetimin e krimeve zgjedhore në të 12 qarqet e vendit për korrupsion aktiv dhe pasiv në procesin zgjedhor.

Hetuesit e SPAK në bashkëpunim me prokurorit e rretheve do të bëjnë vlerësimin nëse gjatë zgjedhjeve do të kryhen vepra penale që përfshinë si krime zgjedhore dhe janë në kompetencën e tyre.

Loading...