Meta denoncon: Në Vlorë kanë nisur të shpërndajnë pula për vota

Në Vlorë shpërndahen edhe pula në këmbim të votës. Deklarata bëhet nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta sipas të cilit, rastet janë regjistruar në Novoselë.

“I ftoj të gjithë të jenë të qetë. Në mënyrë të veçantë ftoj kandidatët e opozitës të jenë të kujdesshëm nga gjithfarë provokatorësh, që në vend që të ndalojnë bandën e Astirit që ndan pula dhe ndan zarfe, përpiqen të frikësojnë aktivistët e opozitës. Kanë filluar të ndajnë pula tani. Shkoni në Novoselë.
I bëj thirrje çdo qytetari t’i kërkojë kartën e identitetit atyre që ua kanë marrë sepse karta është shpata kundër padrejtësive, për mashtrimet si ajo e Artan Lames që e dëgjuat dje dhe që e keni provuar në kurrizin tuaj”, tha Meta gjatë një takimi me banorët që preken nga projekti rrugës Vlorë-Orikum.

Loading...