Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar protestës së studentëve.
“Historia tregon për shumë raste kur dialogut i janë trembur qeveritë, po s’ka bërë vaki kurrë që t’i tremben studentët dhe studentët sot në fakt, nuk i tremben dialogut, po presioneve kundër dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon dialog, të cilat porositen nga partitë përmes studentësh që ia kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë”, vijoi Kryeministri.
Sidoqoftë, tha ai, farsa e kësaj barrikade absurde kundër dialogut, s’ka për të zgjatur sa ka zgjatur.
“Dialogu do të zhbllokohet, arsyeja do të fitojë dhe së bashku ne do të hapim një kapitull të ri për universitetin”, shprehu bindjen Kryeministri. /atsh