‘Ushqime dhe zarfe për vota’, Meta: Opozita të parandalojë blerjen e votës, tolerancë zero

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas denoncimit të kreut të FRPD, Belind Këlliçi. Meta shprehet se opozita duhet të angazhohet në mënyrën më të mirë për të parandaluar këto fenomene kriminale. Ai shtoin se asgjë nuk e ndal dot triumfin e demokracisë duke kërkuar zero tolerancë për krimet zgjedhore.

“E përgezoj kandidatin Belind Këlliçi për kapjen në flagrancë të “rilindasve” të Vaqarrit, me ushqime dhe zarfa elektorale.
Opozita duhet të organizohet në mënyrën më të mirë për të parandaluar këto fenomene kriminale elektorale nga të cilat Kryerilindasi nuk shkëputet dot.

As frikësimi dhe as blerja me zarfa dhe ushqime nuk e ndal Triumfin e Demokracisë dhe Sovranit më 25 Prill! Tolerancë zero për krimet zgjedhore! Ligj special për të përjashtuar përgjithmonë nga administrata vendore dhe qendrore zyrtarët, që konsumojnë krimet zgjedhore. Mbani shënim çdo emër dhe dokumentoni me foto dhe video cilindo!”, shkruan Meta.

Loading...