Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Elbasan, ku si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri ka mbetur i vdekur Pjerin Xhuvani.
Në një postim në Twitter, ai e cilëson opozitën si humbëse e cila po i provokon në prag të 25 prillit.
Kryeministri Rama ne Twitter:
Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!
Loading...