Ish-nëndrejtori i Policisë, nxjerr foton me Arbër Paplekajn: Vjen nga njësitë elitë, u dorëzua pas përleshjes me bandën e pushtetit

Ish-nëndrejtori i Policisë, Shkëlqim Pepkolaj ka reaguar në lidhje me masakrën e ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Elbasanit. Ai ka ndarë një foto me Arbër Paplekajn, i cili ka qëlluar me një plumb në kokë Pjerin Xhuvanin gjatë të mërkurës në Elbasan, pas një përplasjeje për motive politike.

Pepkolaj shkruan se Arbëri nuk do ti hynte kësaj pune ku në qëndër është media apo struktura të ndryshme të partive. Ndër të tjera, ish-nëndrejtori i Policisë shkruan se Arbëri vjen nga njësitë speciale elitë dhe vendosi që të dorëzohej te kolegët e tij të cilët do të ishin të durueshëm me të duke besuar se do të trajtohej njësoj para ligjit.
Sipas tij, Arbëri e ka bërë shumë mirë detyrën e tij ndaj qytetarëve pasi u u përlesh me bandën e pushtetit dhe e gjunjëzoi atë.

Rruge qe si shmangim dot..!

Çdo kush e ka pare ndonjehere vehten ne rrjedha te tilla te jetes te diktuara nga sinjalistika e rrethanave, per te ndjekur nje drejtim te caktuar, pavaresisht asaj qe ti kishe planifikuar paraprakisht..!Ajo qe ti planifikon dhe e mendon çdo moment kur je ne kete rrugetim te tille, eshre se ti do kthehesh ne darke, serishe nga ku u nise dhe do perqafosh ato qe ti don zemra e shume..!Por jo gjithmone ndodh keshtu, per aq kohe sa jemi rober te fatit..! Dhe fati, ndodh qe luan rende me ty, provokon ekstremisht karakterin, shpirtin dhe durimin tend..!Tek percillja sot tituj deklarativ mediatik teresisht te letyrshem, ne vijim te ngjarjes se ndodhur ne Elbasan, te shoqeruar nga komente kuturu, ku pozitivisht e ku negativisht, ku njerzit shfryjne dufin e tyre sipas oreksit politik..!

Ish-nëndrejtori i Policisë, nxjerr foton me Arbër Paplekajn: Vjen

Nderkohe ne mendjen time kalonte si ne scaner figura e Arbrit..!
A mund te ishte vrases ai njeri..??? Cilat ishin rrethanat qe e quan ate djale deri aty ku ai kurr se kishte menduar me pare..???Keto pyetje me mundojne, sa kohe qe pergjigja e duhur mungon dhe ne nxitojme te konsumojme lakrat e nje rrjeti mediatik te degraduar, qe me se shumti eshte bashkudhetar dhe bashkshoqerues i nje pushteti politik te kriminalizuar qe prodhon dhune, pasiguri dhe neveri per qytetaret e tije..!

Po ta njihnin te tjeret Arbrin, ashtu siq une e njoh, jam i bindur qe askujt nuk do i hynin me pune derdellitjet e mender medias apo dhe te mender strukturave te Rilindjes me uniforme..!
Ai djale menjehere pas ngjarjes u dorezua tek koleget e tije, per tu dhene atyre mundesine qe te mos nguten dhe te jene te durueshem per te thene fjalen e tyre si dhe kur duhet, duke besuar gjithmone ne ate qe para ligjit jemi te gjithe te barabarte..!

E pra duhet te dini mire se Arbri vjen nga njesite speciale elite, Une personalisht e kam patur per nder ta kem ne krah ne karrieren time policore, eshte nga ata djem te rralle, prezenca e te cileve i ben nder sherbimit policor, eshte nga ata djem qe nuk ikin por perballen me te keqen sado e madhe te jete ajo. Ndaj ne kete pike mendoj se nuk ka humbur Arbri ne raport me ate se çfar ndodhi sot, por ai qe ka humbur eshte sherbimi policor qe per shkak te paaftesise dhe arrogances se tije, pa medyshjen me te vogel ka humbur nje AS te tije, eshte mbare shoqeria qe ka humbur heroin e saje, sepse ai djale ne menyren se si ishte formuar ishte i gatshem te sakrifikonte gjëne me sublime ne emer te qytetarise..!

Arberi e beri me se miri sot detyren ndaj qytetareve, pavarsisht se te tjeret e gjykojne, por ai me nje vendosmeri te pashoq u ngrit ndaj bandes se pushtetit, u perlesh me te dhe e gjunjezoi ate..!
Ne kete rast eshte qytetaria ajo qe ka fituar, por nga ana tjeter, ka humbur heroin e saje sepse ai pranoi qe te gjykohet per aktin e tije si i barabarte para ligjit me te tjeret..!

Nje djale i shkolluar si Arberi, njohes i shkelqyer i gjuheve te huaja, me nje shpirt poetik te harlisur, si vete ujt e Valbones, me nje kontribut te spikatur ne fushen e trajnimeve nderkombetare te Pollicise se Shtetit, njohes dhe aplikues i shkelqyer i teknikes qe ka ne perdorim policia e shtetit ne permbushjen e misionit te saje ndaj qytetareve…!

Prandaj jam ndjer i privilegjuar ta kem ne krah ate djale te rralle, qe per fatin e keq policia e shtetit njeh pak te tille, per te mos thene fare..!
Ndaj nuk quditem aspak qe sherbimi policor eshte transformuar tashme ne nje organizate qe bashkpunon dhe vepron me te keqinjt kunder qytetareve te saje ne zbatim te direktivave te partise shtet..!
Si qytetar ndihem i keqardhur per ate qe ndodhi me punonjesin e policise model, si shok me dhemb shpirti per Arbrin sepse jam i bindur qe edhe ai e vuan shpirterisht ate qe ka ndodhur, pasi ai kurre nuk do te pranonte ti bente keq njeriu.!

Por rrethanat nganjehere jane vertete te quditshme dhe te paparashikueshme..!
Mund te isha une, mund te ishe ti, dhe çdo kush tjeter..!

Dikush mund te zgjedh te ike, dikush tjeter te qendroje dhe te sakrifikoje..!
Ky eshte ndryshim i madh..!
Dhe Arbri eshte me te vertete djali qe ben ndryshimin..!

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Një viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeje e cila rezultoi fatale. Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje

Loading...