Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka qenë ui ftuar në emisionin “Fiks Fare”, ku është përballur me pyetjet e moderatorëve, por edhe me makinën e së vërtetës.
I pyetur se si e ka emrin, Rama është përgjigjur “Edi”, por makina e së vërtetës ka treguar që kryeministri po gënjente. Më pas Rama ka sqauar se gjyshja ia ka vendosur emrin Edvin, por më pas ai e ka ndërruar.
Për sa i përket marrëdhënieve me presidentin, Rama tha se po pret që Metës t’i dalë rakia.
Fiks Fare: Ne si Fiks e dimë që je mësuar lart e poshtë në televizione, po ne si kazan kemi menduar të bëjmë një intervistë të veçantë me makinën e së vërtetës.
Si e ke emrin?
Rama: Edi. Edvin ma ka vënë gjyshja, ndërsa unë kur u rrita edhe ca thosha “pse të mbaj një emër që ma kan ë vënë të vjetrit?
Fiks Fare: E ke mbajtur maskën para se të mbaje maskën.
Rama: Këtë maskë jo, por atë maskën tjetër. Këtë maskën që mbani ju, që bëni sikur jeni humor i madhe.
Fiks Fare: Na thua gjithmonë ne mediave kazan, por po futesh në çdo kazan.
Rama: Futem në kazan dhe pastroj kazanin. Po të pastroj edhe ty.
Fiks Fare: I ke marrëdhëniet me Metën?
Rama: Nuk i kam marrëdhëniet se po pres t’i dalë rakia.