Kryemadhi: Marrim më shumë se 11 mandate në Tiranë, do të shkatërrojmë Rilindjen

Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja Monika Kryemadhi shrehu bindjen se do të marrin më shumë se 11 mandate.

Para mbështetësve të LSI në sheshin “Nënë Tereza”, Kryemadhi tha se do të shkatërrojnë Rilindjen. Kryetarja e LSI, e cilësoi 25 prillin si referendum që do të sjellë fundin e tranzicionit të gjatë.

“Nesër dhe pasnesër janë ditët më të rëndëisshme për të gjithë strukturat. Këto dy ditë janë ditët më të rëndëisshme për të punuar cdo sekon me qytetarët për t’i mësuar si të votojnë për të mos e bërë fletën e pavlefshme.

25 prilli do të jetë referendumi i mbarë popullor për ti dhënë njëherë e përgjithmonë fund këtij tranzicioni. Prandaj vota juaj ka rëndësi për të shkuar për numrin 6. 25 prilli do t;ju kthejë qytetarëve shqiptarë sovranitetin e tyre. Vetëm vota e shqiptarëve është ajo që bën ndryshimin.
Qeveritë dhe qeveritarët janë kalimtarë, me 25 prill do t’i jepni fund përdorimit të pushtetit nga individët. Vetëm vota juaj është pushteti më i fortë.

Më shumë se 11 mandate në Tiranë sepse besoj tek ekipi i mrekullueshëm i LSI. Besoj te puna juaj e përditshme. Në 25 prill do të shkatërrojmë Rilindjen, sektin anti-kombëtar.

Le t’i blejë të gjitha tv, ekranet, le të blejë çdo gjë, vetëm zemrat e shqiptarëve nuk ka për t’i blerë dot kurrë. Jam e bindur se askush në këtë shesh nuk e duron dot atë që Edi Rama dhe sekti i tij i kanë bërë Tiranës. Shkatërroi dhe grabiti pronat e tiranësve të vjetër. Sot më shumë se 120 mijë familje do t’i shembë pas 25 prillit, por ju me votën tuaj do të shembni kështjellën e krimit të Edi Ramës.

Këto topa që lëshon Edi Rama janë të paguara nga paratë e familjeve shqiptare me të cilat duhet të paguante ilaçet e Covid. Ai që përdor paratë e shqiptarëve për banesa janë paratë e shqiptarëve që duhet të paguante për shtëpitë e shembura,” deklaroi Kryemadhi.

Loading...