Ditën e sotme, UEFA ka marrë vendimin për stadiumet që do përdoren gjatë Euro 2020. Për shkak të situatës pandemike, shumë stadiume nuk respektojnë rregjullin e UEFA-s për kapacitetin e kërkuar të tifozëve, ku për pasojë, Bilbao dhe Dublini janë jashtë.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot që që ndeshjet e programuara të zhvilloheshin në San Mames të zhvendosen për në Sevilla. Sipas KE, autoritet atje kanë garantuar se do të lejohet të ketë tifozë sa 30 për qind e kapacitetet të stadiumit. Roma gjithashtu ka konfirmuar se në “Olimpico” do të lejohen tifozë në ndeshjet e EURO 2020, kurse në Mynih autoritetet lokale në Gjermani do të lejojnë të luhen ndeshje me 14500 tifozë të pranishëm.
Loading...