Covid-19 ka mbërritur edhe në malin Everest. Mësohet se një alpinist është infektuar, pak javë pasi maja më e lartë në botë u rihap. Mësohet se alpinisti norvegjez, Erlend Ness ishte izoluar në spital për tetë net pasi u infektua. Mediat ndëkombëtare bëjnë me dije se është infektuar edhe një tjetër alpinist në grupin e tij.
Përhapja e koronavirsut është një goditje për Nepalin, i cili mbështetet shumë te të ardhurat e gjeneruara nga ekspeditat në Everest. Ness nuk është i sigurt se ku mund ta këtë marrë virusin, por ngriti ka dyshime se mund ta ketë marrë në një nga shtëpitë vendase, përgjatë Luginës së Khumbu.
Ad by Valueimpression
Ai shtoi se ai mund të kishte “bërë më shumë” për të mbrojtur veten. “Jo shumë njerëz përdorën maska në udhëtim“, kujton Ness, i cili ishte ndjerë i sëmurë për rreth gjashtë ditë në male përpara se të evakuohej më 15 prill me helikopter.