Teksa kryeministri Edi Rama mbylli fushatën elektorale në Vlorë me akuza për të, presidenti Ilir Meta është shprehur se mandati i Ramës në krye të Qeverisë mbaron sonte në orën 00:00. Meta thekson se roli i Ramës pas orës 00:00 është thjesht kujdestar.
Ai i bëri thirrje shqiptarëve të shkojnë të votojnë të dielën dhe të marrin sovranitetin në dorë.
“Jam i lumtur që më në fund erdhi dita, ku populli shqiptar të shkojë në kutitë e votimit dhe ku të marrë sovranitetit e tij në dorë. Populli shqiptar do tregojë se është popull shqiponjash dhe jo sorrash. Edi Rama eshte nje Kryeminister ne largim. Ai e mban kete detyre deri sot ne ora 00:00. Ne ora 00:00 ai e mbyll detyren e tij. Pas kesaj ore ai nuk eshte me Kryeminister, por thjesht nje kujdestar.
Presidenti Meta: Edi Rama që nga sot është kujdestar, ai e ka mbyllur mandatin. Pjesa tjetër pastaj janë thjeshtë procedura dorëzimi i ambienteve që janë për t’u përdorur nga Kryeministrit i ardhshëm.”-u shpreh Meta.