Gafa e dytë e Xhelal Mziut: Nuk ka dibran që të mos i bashkohet Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të drejtuesit politik të PD në Dibër, Xhelal Mziu gjatë një takimi elektoral, ku bën edhe një gafë.

“Dhe nuk besoj se ka dibran të majtë apo të djathtë që të mos i bashkohet kësaj kauze, vetëm ai dibran që s’ka sy e veshë mund të mos e dojë Edi Ramën”, dëgjohet Xhelal Mziu në video.
“Jam dakord me ty Xhelal dhe shqiptarët bash ashtu do të bëjnë, prandaj rri pa merak e përqëndrohu fort tek hesapet e mëdha që ke hapur me drejtësinë”-shkruan Rama.

Loading...