Rama: Asnjë armik s’ia bën dot Shqipërisë sot, atë që ia bën burri Monikës

Kryeministri i vendit Edi Rama mbylli mbrëmjen e sotme fushatën elektorale në qytetin e Vlorës.

Në një miting ku ishte i pranishëm dhe djali i tij i vogël Zaho, së bashku me bashkëshorten Linda, Rama nuk e kurseu tonin e ashpër dhe fjalët e rënda në lidhje me kundërshtarët e tij politik. Rama kërkoi mandatin e tretë me argumentin e vetëm që Shqipëria mos të kthehet mbrapa dhe të bie në duart e atyre që e kanë qeverisur më parë.

Gjatë fjalës së tij kryeministri u shpreh se asnjë armik nuk mund t’i bëj dot Shqipërisë atë që burri i bën Monikës, duke dëshmuar një degradim të fjalës që ai deri dikur e ka mbajtur si armën e tij më të fortë.
“S’e kam me ju, e kam me të djathtët e Vlorës. Të pakënaqur ejani me mua, jam unë më i pakënaquri, sepse të isha i kënaqur nuk vija këtu. Shqipëria duhet të ngjitet në majën ku Zoti e ka dashur ku e bëri. Ku e keni parë, ma tregoni dhe mua, ku keni parë një vend kaq të vogël, me dy dete, njëri më i bukur se tjetri dhe ju Vlonjatët i keni dy detet këtu, edhe në Vlorë puthen dy detet. Ku e keni parë një vend, që prek këtu bregun e për pak minuta ngjitesh në majë të malit dhe je sikur ke kaluar një kontinent.

Zoti e ka bërë Shqipërinë me nge, e ka qëndisur, e ka dashur zonjë.

A jeni a s’jeni në vete? Ne do ia lëmë Xhelal Mziut, jeni në vete? Do ia lemë Leskos? Do ia lëmë Monikës? Jeni apo nuk jeni në vete. Më 25 prill, keni vetëm një detyrë, merruni me Ilir Metën. Tregojini që herë tjetër kur të falsi për votën të numërojë deri në 12. Tregojini Metës, që Vlora, është edhe më keq se ajo dera e xhamisë. Tregojini që Vlora ka vendosur të ngjitet dhe kush vjen ta kapi nga këmbët thyen hundën këtu në Vlorë

Asnjë armik nuk ia bënte dot Shqipërisë, atë që që i bëri Saliu me Xhaferrin me Suden dhe me Vebiun. Asnjë armik nuk ia bën dot Shqipërisë sot, çfarë t’i them unë atij president i Republikës, atë që i bën burri Monikës’, tha Rama.

Loading...