‘Ju e vendosni nëse në 25 prill juve më jepni mua dhe Partisë Socialiste 9 mandate unë po ju them që në 4 vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën seç kam bërë dhe kemi bërë në këto 2 mandate’

“Sot ju them ju vlonjatëve ju e keni në dorë, ju e vendosni nëse në 25 prill juve më jepni mua dhe Partisë Socialiste 9 mandate unë po ju them që në 4 vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën seç kam bërë dhe kemi bërë në këto 2 mandate që po mbyllim, 12 herë më shumë”.

Me këto fjalë iu drejtua sot qytetarëve të Vlorës Kryeministri Edi Rama gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale.

“Kur të vij dita që të jenë zgjedhjet e pas katër viteve unë do të vij këtu dhe atje në ekran do pasqyrohet kjo që thashë sot dhe Vlora e pas 4 viteve do të jetë 12 herë më e mirë se kjo që është sot”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “Kur them Vlora jo vetëm bashkinë e Vlorës, kur them Vlora them Himara, Saranda, kur them Vlora them Labëria, Selenica, unë kur them Vlora them Shqipëria”.

“Vlora sot është padiskutim vendi më i bukur ku mund të nisen për të shkuar në Shqipëri. Deri dje a ju kujtohet si e lanë Vlorën edhe të majtët e të djathtët. Të majtët thoshin ata i kemi në xhep të djathtët thoshin ata me ne s’bëhen kurrë dhe te dyja palët ia kishin kthyer kurrizin këtij vendi që i jep kuptim shqiptarisë”, – theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “sot Vlora flet me pamjen e saj, me ndryshimin e brendshëm të saj që vazhdon dita ditës, flet me numrin e kaq shumë sipërmarrjeve të vogla, që janë hapur dhe hapen javë pas jave, muaj pas muaji, flet me entuziazmin tuaj”.

Loading...