Kandidati për deputet i PS-së në Vlorë, Damian Gjiknuri i është përgjigjur Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i fundit ky ë ka thënë se në 25 prill “Vlora do ia bëjë fora”.
Gjiknuri në mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste i ka kërkuar Presidentit Meta që të mos e provokojë popullin e Vlorës së nuk është fuçi baruti.
Gjiknuri: Vlonjatët të presin sipas kostumit, të përcjellin sipas mendjes. Në Vlorë ti nuk do të marrësh asgjë dhe mos e provoko popullin e Vlorës. Vlonjatët janë qytetarë dhe jo fuçi baruti.
Loading...