Si pasurohen shqiptarët në Angli – Raporton “The Sunday Telegraph”

Britania e Madhe mbetet për shumë shqiptarë një ëndërr, sidomos për ata që nuk e kanë qejf shumë punën e ndershme. Me mijëra shqiptarë hyjnë i.legalisht çdo vit në vendin ishullor, duke paguar shuma të mëdha parash. Për të shlyer këtë borxh, ata përfshihen në kultivim kanabisi.

“The Sunday Telegraph” e Londrës, në shkrimin e vet investigativ, raporton se shqiptarët e t.rafikuar detyrohen të punojnë në shtëpitë ose fermat intensive të kultivitmit artificial të kanabisit, anembanë Britanisë. Gazeta sjell shembuj të ndryshëm ku njëri prej tyre është një tunel nëntokësor në një minierë të mbyllur, e cila përdorej nga kompania e famshme Heinz, për të kultivuar kërpudha për prodhimin e supës, por që faktikisht ishte shndërruar në fermë nëntokësore e kultivimit të kanabisit në mënyrë artificiale nga grupet kriminale shqiptare.

Grupet e k.rimit të organizuar përdorin teknika të sofistikuara për kultivimin nëpër magazina dhe shtëpi të marra me qira, duke aplikuar pajisje dhe tenda që pengojnë emetimin e erës së kanabisit dhe nxehtësisë, me qëllim mos-zbulimin e tyre nga survejimi i policisë dhe rrezet me infra të kuqe.
Gazeta “The Sunday Telegraph”, citon zyrtarë anonimë të policisë shqiptare në Tiranë, që flasin për valët e anëtarëve të botës së k.rimit, të ardhur në Britani në periudha të ndryshme kohore, ku ata të ardhur në vitin 2000, kontrollonin shtëpitë publike të konsideruara si demode për shkak të veseve, ndërkohë që ata pas vitit 2007 nuk kishin vese të tilla si pija, por ishin të uritur për të bërë para, shkruan gazeta.

Nga 2009 e mbrapa u intensifikua kontrolli në tregun e k.anabisit dhe kokainës, ku sipas NCA, Agjencisë Britanike të Luftës Kundër Krimit, “b.andat shqiptare ushtronin një influencë të madhe brenda radhëve të k.rimit të organizuar në Britani”.

Nuk ka javë që shqiptarë të rinj në moshë, të ardhur rishtazi në Britani dhe pa dokumente qëndrimi, që kapen nga autoritetet policore nëpër shtëpi të marra me qira, ku ata punojnë si kujdestarë dhe bahçevanë, duke ujitur rrënjët e k.anabisit dhe duke u kujdesur për ndriçimin artificial të bimëve, në shkëmbim të shlyerjes së borxhit për t.rafikimin e tyre ilegal në Britani.

Loading...