Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, pas mbylljes së fushatës elektorale.
Ai e nisi fjalën me një koment të një prej momenteve më të bukura të kësaj fushate, kur djali i tij i vogël, Zaho foli para gjithë simpatizantëve socialistë në Vlorë.
Rama tha se ai nuk kishte emocione dhe se i kishte kërkuar vetë ai që të merrte mikrofonin e të fliste.
“Aty poshtë kur ishim që e mbaja unë do të flas, do të flas dhe unë thoshte. Filloi të fliste, s’kishte emocione, nuk mu duk mua të paktën, e ka shumë fiksim Vlorën prandaj. Janë ato momente që duke i parë e kupton sa shumë i ke borxh atyre që janë afër teje”, tha Rama, ndërsa u prek kur shikonte momentet e fjalimit të Zahos në Vlorë.