Shkel rregullat kandidati i LSI, futet në qendrën e votimit

Tensione shkaktohen në shkollën 9-vjeçare “Njazi Mastori” në Durrës, e cila është kthyer nq qendër votimi. Bëhet me dije, se kandidati i LSI, Shemsi Prençi ka hyrë brenda në ambientet e shkollës.
Mësohet se ai është shfaqur i shoqëruar nga truproja e tij duke i bërë pritë qytetarëve që i janë drejtuar kutive të votimit.

Sipas rregullave të vendosura nga KQZ, kandidati Shemsi Premci ka shkelur rregulloren, pasi është paraqitur në qendrën e votimit. Sipas informacioneve, autoritetet përkatëse kanë bërë me dije se Premci është larguar dhe procesi i votimit ka vijuar normalisht.

Loading...