Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sërish me një postim në rrjetet sociale, pas mbylljes së procesit të votimit dhe kur pritet të nisë ai i numërimit.
Kreu i shtetit i bën thirrje qytetarëve që “të relaksohen”, ndërsa tani thotë Meta nis përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve.
Ndërsa bën apelin që “askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine! Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet!”.
POSTIMI I PLOTE
Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi.
Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve.
Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine!
Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet!
Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit.
Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju!
Shqipëria ka Fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim. ????????