‘Nuk lejuan nënën të votonte’, flet qytetari: Djemtë e kryeplakut më goditën mua dhe gruan me karrige

Dy qytetarë janë dhunuar sot në një qendër votimi në fshatin Vashmi të bashkisë së Maliqit.

Burrë e grua janë dhunuar me karrige e sende të forta në kokë duke shkaktuar gjakosjen e çiftit të bashkëshortëve.

Mësohet se çifti u dërguan në spital pasi kanë marrë dëmtime në kokë dhe ndodhen jashtë rrezikut.
Duke folur për mediat, i dhunuari tha se e gjitha ndodhi për shkak se anëtarët e Qendrës së Votimit nuk kanë lejuar nënën e tij të votojë.

Çfarë ndodhi?

I dhunuari: Ata të qendrës na dhunuan, arsyeja për nënën do votonte nëna e nuk e lejuan në moment e shtynë plakun e goditën edhe mua, autorët janë djemtë e kryeplakut. Me karrige me sende të forta

Loading...