Zbardhet dëshmia e Arben Memës, 32-vjeçari i cili rrezikoi jetën e disa personave në sheshin “Skëndërbej” paraditen e sotme. Ai mësohet të ketë pranuar të ketë konsumuar lëndë narkotike. Ai ka thënë se para se votonte, ka shkuar tek parku, aty ka blerë 5 gramë hashash, dhe 2 i ka pirë menjëherë.
Para policisë ai tha se nuk mbante mend asgjë nga kjo situatë, dhe ka ardhur në vete vetëm kur disa njerëz e kanë ndaluar.
Policia ka bërë të ditur se ai ka qenë akuzuar më parë për prodhim dhe mbajtje të narkotikëve, gjithashtu është dënuar për një aksident.
Loading...