Dorëheqja e Tom Doshit edhe pse po shkon drejt 3 mandateve, Celibashi: Është herët për ta vlerësuar

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi i pyetur mbi dorëheqjen e Tom Doshit u shpreh se është akoma herët dhe nuk e kanë vlerësuar kërkesën, por shtoi se do të procedohet sipas parashikimeve të kodit.

“Akoma nuk e kemi vlerësuar, është shumë herët për ta vlerësuar këtë kërkesë, do trajtohet sipas kodit”, tha ai.

E ndërsa kritikoi hapur komisionerët që largohen duke pezulluar numërimin me justifikimin e se janë të lodhur, Celibashi u shpreh i bindur duke i qëndruar deklaratës se rezultati do të dalë brenda 48 orëve nga momenti i mbylljes së kutive.
“KQZ ka marrë masa që të trajnohen anëtarët e ri të grupit të numërimit. Skemat me komisonerë të lodhur, duhet të marrin fund dhe partitë që i bëri këto është diskredituese”, u shpreh Celibashi.

PSD e drejtuar nga Tom Doshi është duke shkuar drejt marrjes së tre mandateve, ndërkohë që lëvizja e tij duket se i hap rrugë një mandati qeverisës me PS-në.

“Unë i nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 Prill jap dorëheqjen nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Deklaroj se sot në datë 26 Prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill.

I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datë 26 Prill asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilës mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme”, thuhet në letrën e Tom Doshit.

Loading...