Reperi i famshëm Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, është shumë aktiv lidhur me çështjet e aktualitetit.
Së fundmi, ai ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet me armë në dorë dhe ka paralajmëruar luftë civile.
Stresi i drejtohet Partisë Socialiste se mund të manipulojë votat e 25 prillit, por do të shkaktojnë luftë civile në vend.
Armatoset Stresi, paralajmëron luftë civile në Shqipëri:
“Manipuloni sa të doni votat! Luftë civile do keni nesër mbrëma,”, ka shkruar reperi, i cili aktualisht ndodhet prej disa ditësh në Angli.
Loading...