Sherr mes dy personave në Vlorë, plagoset 37-vjeçari

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Vlorë, pas një sherri me një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në lagjen “Partizani”, ku në konflikt u përfshinë shtetasi V. V., 36 vjeç me shtetasin F. S., 37 vjeç, ndërsa ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta si pasojë e goditjeve.
Nuk dihet ende arsyeja e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...