Ylli i futbollit në zi, nëna e tij humb jetën pas një sëmundje të rëndë

Ka humbur jetën nëna e futbollistit të njohur, Gonzalo Higuain. E ndjera, Nancy Zacarias është ndarë nga jeta pasi në vitin 2016 është operuar për shkak të sëmundjes së rëndë të kancerit. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se lufta e saj me kancerin ka qenë e fortë dhe shumë e vështirë.
Kujtojmë se vitin që lamë pas, Gonzalo u largua nga Juventusi drejt Argjentinës për t’i qëndruar pranë nënës së tij, që nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Sulmuesi madje ishte gati edhe ta linte futbollin dhe këtë e ka pranuar edhe vetë.

Loading...