Kolonja i dha më shumë se 80% të votave, Xhaçka: Fitore spektakolare e PS

Partia Socialiste fitoi sot në Kolonjë, dhe deputetja e Olta Xhaçka ka marrë 87% të votave. Në një intervistë televizive, Xhaçka tha se kjo ishte një fitore spektakolare.

“Ka qenë vërtetë një fitore spektakolare e PS në Kolonjë, por edhe në qarkun e Korçës. Veçanërisht në Kolonjë kemi marrë një rezultat që në përqindje votash që është më e larta që kemi marrë ndonjëherë në zgjedhje parlamentare dhe jam shumë krenare që përfaqësova PS në Kolonjë.
Jam duke ndjekur situatën për qarkun e Korçës dhe për Shqipërinë dhe shikoj këtë trend kudo, patjetër që kandidatët kanë rolin e tyre, por pas kandidatëve është një makineri e jashtëzakonshme organizative që është PS, por edhe puna e jashtëzakonshme dhe vizioni i Edi Ramës, por edhe puna që kemi bërë gjatë këtyre 8 viteve. Unë prisja që Kolonja të na mbështeste, siç na ka mbështetur edh enë betejat e tjera elektorale. Jam shumë e prekur dhe e emocionuar për mikpritjen, është një fitore që na takon të gjithëve dhe që i takon mbi të gjithëve atyre që na mbështetën”, tha Xhaçka.

Loading...