Mjeku Kalo thumbon Metën: Tani që LSI doli forcë e ‘paparë’, drejtuesi i saj faktik do marrë sfurkun e do dalë maleve për liri

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka ironizuar presidentin llir Meta lidhur me rezultatin e LSI në zgjedhjet parlamentare dhe deklaratave të tij absurde ditët e fundit.

Kalo me tone ironizuese shfaq “kuriozitet” për veprimet e Metës tani që LSI doli forcë e “paparë”.
Do marrë sfurkun e do dalë maleve për liri apo do qëndrojë në presidencë? Kjo është dilema!

“Tash që LSI doli “forcë e parë dhe e paparë”, drejtuesi i saj faktik do të mbetet në Presidencë apo “do të marrë sfurkun e do dalë maleve për liri?”, shkruan Kalo në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

Mjeku, në fund të postimin e tij ka shkruar edhe një shprehje në latinisht “O tempora o mores!!!…Vox populi vox dei!!”, që do të thotë “Zëri i njerëzve është zëri i zotit”.

Loading...