Rama njofton festën e fitores në Sheshin Skenderbej

Partia Socialiste do të festojë pasditen e sotme rezultatin e arritur nga zgjedhjet e 25 prillit, kur deri tani ka fituar 73 mandate. Është kryeministri Edi Rama që e ka paralajmëruar festën me një postim në “Facebook” ku i fton të gjithë në atë që e quan përqafimin e fitores teksa shfaqet më i buzëqeshur se kurrë.
*Kryetari Rama në facebook:*

Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores❤️

#PS12????#Fitore???? #Kampionë

Loading...