Basha: Do luftoj për të gjithë ju që na besuat, kjo është përgjegjësia dhe detyrimi që kam

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se beteja politike do të vazhdojë dhe se nuk do të dorëzohet kurrë.

Në fjalën e tij nga selia e PD-së, Basha deklaroi se ky është detyrimi i tij para 600 mijë shqiptarëve që e votuan.

Lulzim Basha: Po u dorëzuam ne Shqipëria s’ka më asnjë mundësi dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Dua t’iu falënderoj të gjithë kudo që ndodheni, anëtarët dhe mbështetësit tanë, aleatët tanë të koalicionit, komisionerë, vëzhgues, numërues.
Mbi 600 mijë shqiptarë votuan për ne dhe sollën shpresë për Shqipërinë. Ju falënderoj për mbështetjen, besimin dhe ju premtoj sot që ne nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë, do të luftojmë për ju dhe për ata që nuk iu numërua vota apo atyre që iu doli e pavlefshme. Zëri juaj do dëgjohet qartë dhe fort.

Kjo është përgjegjësia ime dhe detyrimi që kam para jush.

Loading...