Rama mesazh prekës për Bashkim Finon: E imagjinoj të qeshur atje lart duke duartrokitur fitoren

Kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur socialistin Bashkim Fino, që u nda nga jeta për shkak të COVID-19.

Nga sheshi, ku socialistët janë mbledhur për të festuar fitoren e zgjedhjeve, Rama tha se Fino do të ishte i buzëqeshur dhe i kënaqur me këtë rezultat të PS.

“E imagjinoj duke qeshur atje lart dhe duke duartrokitur kështu bashke me ne për fitoren tonë të mrekullueshme.
U desh të ikte nga kjo botë Bashkimi ynë i dashur. Jo thjesht një socialist i patundur.

Vetëm në ditë të zeza kemi mundur të harrojmë për një çast se nëna nuk na ka bërë me fanellë partie.

Ndasia tjetër është ajo që duket edhe sot në hartën elektorale. Mandatin tonë duhet t’ja përkushtojmë bashkimit dhe jo ndasive.

Politika na ka ndarë, politika mund të na bashkojë. Të luftojmë armikun brenda vetes që na fton dhe na tërheq përditë në rrugën e shkurtër të ndasisë dhe të sherrit.”

Loading...