Balla: Nuk presim që Meta të mbajë fjalën, do ja bëjmë gati letrat e pensionit

Një reagim ka ardhur nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, lidhur me fjalën që presidenti Meta dha për të dhënë dorëheqjen, nëse PS merrte sërish pushtetin.
Përmes një postimi në Twitter Balla shkruan se me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht!
“Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!”, shkruan ai.

Loading...