Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish këtë të mërkurë në lidhje me paralajmërimin për tu dorëhequr nëse Partia Socialiste do të fitonte 71 mandate.
Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi, i cili shprehet se “e gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje”, duke shtuar se “nuk ka dorëhqeje”.
“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN!
Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.
E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE! “, shkruan Blushi.
Loading...